image 37-vjeçarja që u gjet e masakruar në një pyll në Francë, varroset në Shqipëri - Sinjali

Shqipëri/ 37-vjeçarja që u gjet e masakruar në një pyll në Francë, varroset në Shqipëri

news image

Trupi i pajetë i 37-vjeçares Brunilda Sadushi (Kovaçi) është përcjellë sot për në banesën e fundit.

Mes lotëve dhe dhimbjes, familjarët e saj kanë kryer ritet e fundit mortore në nder të Brunildës në Varrezat e Suelasit në qytetin e Beratit. Nëna e vajzës, Fatime Kovaçi dhe familjarët e saj kanë deklaruar se nuk i ndihmoi askush për sjelljen e trupit të pajetë të vajzës nga Franca në Shqipëri.

Ata deklarojnë se janë kredhur në borxhe për marrjen e trupit të Brunildës, ndërkohë që djalin e saj 3-vjeçar, Leonardon nuk kanë mundur dot ta marrin në Shqipëri, sepse nuk i ka lejuar shteti francez, për shkak të mungesës së dokumentacionit të plotë.

Fatimeja, mes lotësh kërkoi nga shteti edhe ardhjen e 2 djemve që ka në burg për të marrë pjesë në funeralin e motrës së tyre të vetme, për të cilët bëri edhe kërkesë pranë IEPV-së Berat por askush nuk ja solli.

Brunilda Sadushi (Kavaçi) u gjet e vrarë dhe e djegur në një pyll të Francës në 25 Dhjetor 2019. Një ditë më pas shteti francez deklaroi se vajza ishte punëtore seksi dhe ishte nga qyteti i Beratit.


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: