Më 5 korrik të vitit 1990, forcat serbe me urdhër të Qeverisë së tyre ndaluan transmetimin e Radio Televizionit të Prishtinës (RTP ose TVP).
RTP ishte radio televizioni i parë shqiptar i Kosovës. Ndërprerja e programeve nga ky televizion u realizua me masa të dhunshme të ndërmarra nga qeveria serbe në vitin 1990.
Radio Prishtina filloi punë menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore më 1945 në Prizren, pastaj u transferua në Prishtinë, ndërsa Televizioni i Prishtinës filloi transmetimin në vitin 1974.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!