image 35 vjet nga vendosja e masave të dhunshme në Universitetin e Prishtinës

Kosovë

35 vjet nga vendosja e masave të dhunshme në Universitetin e Prishtinës

news image

Sot shënohen 35 vjet nga vendosja e masave të dhunshme nga autoritetet serbe në Universitetin e Prishtinës, një ndër ngjarjet që shënoi fillimin e goditjes sistematike ndaj arsimit të lartë në gjuhën shqipe në Kosovë.

Pas ndryshimeve politike në Serbi dhe ardhjes në pushtet të Sllobodan Millosheviqit, institucionet arsimore shqiptare u përballën me presion të vazhdueshëm. Universiteti i Prishtinës ishte ndër objektivat kryesore të politikave represive, të cilat synonin kufizimin dhe kontrollin e arsimit shqip.

Më 28 qershor 1991, Kuvendi i Serbisë vendosi administrimin e dhunshëm të Universitetit të Prishtinës, duke larguar nga institucionet një numër të madh profesorësh dhe studentësh shqiptarë. Në të njëjtën kohë, u shtua regjistrimi i studentëve serbë dhe malazezë në universitet.

Në gusht të vitit 1991, Grupi i Helsinkit në Vjenë vlerësoi se sistemi i arsimit shqip në Kosovë ishte shkatërruar nga politikat e regjimit serb.

Pavarësisht këtyre zhvillimeve, komuniteti akademik shqiptar organizoi mësimin në kushte alternative. Më 17 shkurt 1992, Universiteti i Prishtinës rifilloi procesin mësimor në të ashtuquajturat “shkolla-shtëpi”, duke siguruar vazhdimësinë e arsimit të lartë deri në përfundimin e luftës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/