Një grua ka ndërruar jetë mbrëmë në spitalin e Gjilanit.
Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, drejtori i spitalit të Gjianit, Nisret Hajrullahu, i cili ka thënë pacientja ka vdekur si pasojë e disa komplikimeve pas lindjes.
“E kemi informatën që një grua ka vdekur mbrëmë në spitalin e Gjilanit, mirëpo ka mbetur Kolegjiumi mjekësor i shërbimit të gjinekologjisë me e dhënë vlerësimin rreth rastit. Nesër do të dal Kolegjiumi me raportin e tij dhe atëherë do të kemi informata më të hollësishme”
Sipas tij arsyet kanë qenë komplikimet që janë shfaqur gjatë lindjes.
“Shkaqet dihen, ka pasur një lindje me komplikime, por tash me ndihmën e Kolegjiumit mjekësor me shiku cilat janë komplikimet eventuale të mundshme që kanë qu deri te vdekja”, ka thënë Hajrullahu.