image 32-vjeçarja i çon drogë familjarit të burgosur në Burgun e Dubravës, kapet në flagrancë dhe arrestohet

Siguri

32-vjeçarja i çon drogë familjarit të burgosur në Burgun e Dubravës, kapet në flagrancë dhe arrestohet

news image

Varësia nga droga në Kosovë sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues të substancave narkotike. Por kjo dukuri nuk po i mban imun as personat që janë prapa grilave. Sikleti për të konsumuar drogë po i detyron ata që të kërkojnë nga të afërmit të veprojnë kundërligjshëm, për t’iu dërguar substanca të tilla.

Kështu ka ndodhur edhe dje në orët e pasdites, kur një grua ka përfunduar në Polici pasi dyshohet se tentoi të fus drogë në Burgun e Dubravës, raporton Gazeta Sinjali.

E dyshuara kishte shkuar për ta vizituar një familjar të burgosur, të cilin deshi ta ‘furnizojë’ me drogë, të llojit marihuanë.

Por plani i dështoi, pasi siç mëson Sinjali, ai u kap nga oficerët korrektues, pasi e kontrolluan, duke ia gjetur kështu qeset me drogë.

Lidhur me rastin, në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia, ku u sekuestrua droga, teksa e dyshuara është shoqëruar në stacion policor për t’u intervistuar.

Me urdhër të prokurorit, e dyshuari është ndaluar për 48 orë edhe ndaj saj kanë nisur hetimet për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

/GazetaSinjali/