Paraditen e sotme, në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 30- vjeç, pranë një objekti në rikonstruksion.
Shtetasit, i cili është qëlluar me armë zjarri, i është dhënë ndihma e parë dhe u transportua në spital për ndihmë të specializuar dhe nga burime të brendshme bëhet me dije se është në gjendje kome.
Polica ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Sinjali/