image 30 mijë kosovarë ishin në Shqipëri gjatë fundjavës, krijohen kolona të gjata

Shqipëri

30 mijë kosovarë ishin në Shqipëri gjatë fundjavës, krijohen kolona të gjata

news image

Gjatë fundjavës, ishin rreth 30 mijë qytetarët kosovarë që zgjodhën të vizitojnë bregdetin në Shqipëri, me 8 mijë vetura dhe mbi 50 autobusë.

Në pikat e kalimit kufitar janë krijuar kolona për të hyrë në Kosovë, dje ishte e gjatë deri në afërsi të fshatit Morinë.

Kjo situatë me kolona të gjata në pikën kufitare të Vermicës përsëritet çdo të dielë në mbrëmje që nga fillimi i sezonit.

Një prej shkaqeve që krijohet kolonë e gjatë është matja e temperaturës për çdo pushues kosovarë që ka qenë në bregdetin shqiptar.. /Gazeta Sinjali/