Janë publikuar listat me emrat e artistëve, sportistëve dhe kuzhinerëve që organizuan aktivitete gjatë pandemisë për qytetarët e Prishtinës, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas këtyre listave, për performancat e artistëve të ndryshëm të cilët kanë kënduar gjatë ditëve të kaluar dhe performacat që do të mbahen nga gjithsej 56 artistë, Komuna e Prishtinës ka ndarë 30 mijë euro. Por, në këtë listë nuk është emri i këngëtari Sabri Fejzullahu i cili performoi live në Prishtinë më 26 prill.
Kurse për kuzhinë, Komuna e Prishtinës ka paguar 2 mijë e 225 euro për 5 persona të cilët do të publikojnë receta gatime gjatë kësaj kohe.
Edhe 2 mijë e 225 euro të tjera Komuna e Prishtinës i ka ndarë si “subvencion” për 9 sportistë që do të mbajnë joga seanca ose seanca meditimi.
Lidhur me këto ndarja buxhetore, i pari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, ka thënë se kanë mund t’i ndajnë për përfituesit edhe pa ndonjë punë, pasi edhe komunat e tjera po i mbështesin këto kategori gjatë kësaj kohe.
Ahmeti ka kërkuar që kritikat për këto subvencioni t’i bëhen komunës e jo artistëve të cilët thotë se janë pasuri e jona dhe ata sjellin fansa, turista dhe na e mbajnë shpirtin të pasur.
“Kemi mujt me bo transfere pa kurrfarë pune siç po ndihmojmë plotë të tjerë në kohë pandemie. Psh do të ndihmojmë sportistët edhe pse skanë aktivitete sportive. Sepse ata nuk ndalen. E tash, ka kritika për pagesat e artistëve dhe duke kryqëzuar artistët se pse po paguhen për punën e tyre. Sepse ata nuk duhet të paguhen në kohë pandemie. Kritikat janë të mirëseardhura. Por drejtoni te komuna e mos i shani artistët pse po paguhen për punën e tyre”, ka shkuar Ahmeti./Gazeta Sinjali/