image "Kosovën do ta lajmë me gjak"/ 30 ditë paraburgim për të arrestuarin në Gazimestan

Drejtësi

“Kosovën do ta lajmë me gjak”/ 30 ditë paraburgim për të arrestuarin në Gazimestan

news image

Sot, para Gjykatës Themelore në Prishtinë ka dalë shtetasi malazez, i cili u arrestua në Gazimestan, pasi që gjatë festës së Vidovdanit, dyshohet se nxiti urrejtje dhe përçarje në baza nacionale, raporton Gazeta Sinjali.

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit në periudhë prej 30 ditëve.

Risto Jovanoviq dyshohet se ka kryer veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”, të sanksionuar me nenin 141 të Kodit Penal të Kosovës.

Ai gjatë paraqitjes së tij para gjyqtarit të procedurës paraprake ka deklaruar se nuk është fajtor për këtë vepër penale dhe se asnjëherë nuk ka pasur qëllim që të nxisë urrejtje.

Sipas gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se Jovanoviq më datë 28.6.2021, rreth orës 14:00 në fshatin Mazgit, Komuna e Obiliqit, respektivisht te monumenti i “Gazimestanit”, i pandehuri, me dashje dhe planifikim ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje, përçarje dhe mosdurim mes grupeve etnike dhe fetare që jetojnë në territorin e Republikës së Kosovës, në atë mënyrë që gjatë manifestimit te përvjetorit të njohur si “Vindov Dan”, i njëjti publikisht dhe në prezencën e një numri të konsiderueshëm qytetarësh, ka brohoritur, “Vrite shqiptarin”, “Kosovën do ta lajm me gjak”, “Kosova është Serbi”, kurse para gazetarëve dhe mediave të pranishme ka deklaruar se “shqiptarët do ta kenë ngushtë”, duke rrezikuar prishjen e rendit publik, duke nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje mes grupeve etnike dhe fetare në territorin e Republikës së Kosovës./GazetaSinjali/