image 3-vjetori i rasteve të para me COVID-19 në Kosovë, Vitia: Shumëçka ndodhi në jetët e gjithsecilit gjatë kësaj kohe

Shëndetësi

3-vjetori i rasteve të para me COVID-19 në Kosovë, Vitia: Shumëçka ndodhi në jetët e gjithsecilit gjatë kësaj kohe

news image

Foto ilustruese


Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në 3-vjetorin e rasteve të para me koronavirus në Kosovë, i ka kujtuar mjekët dhe infermierët që humbën jetën si pasojë e COVID-19.

Përmes një statusi në Facebook, Vitia e ka falënderuar gjithë personelin shëndetësor.

“Sot më 13 mars, para tre viteve, patëm njoftuar për dy rastet e para të coronavirusit në Kosovë. Shumëçka ndodhi në jetët e gjithsecilit përgjatë kësaj kohe. Shumëkush u ndikua në mënyrë dramatike. Në sytë dhe mendjet e të gjithëve janë fytyrat dhe emrat e mjekut apo mjekes që u gjend para secilit pacient, në ato çaste të ankthit, pasigurisë dhe vështirësive shëndetësore. Si kurrë më parë të gjithë ju ishim falënderues për çka bënë për qytetarët. U jemi falënderues përjetë personelit shëndetësorë”.

“I mbrojtën jetët e secilit duke vënë të tyren në dispozicion. Me respekt e dhimbje të thellë kujtojmë sot të gjithë mjekët, infermierët, stafin ndihmës shëndetësor që nuk janë në mesin tonë si pasojë e virusit Covid-19. Sakrifica e tyre deri në vetëmohim duhet të jetë detyra jonë për t’u angazhuar pa u ndalur për sistemin shëndetësor të vendit tonë”, ka shkruar Vitia.

/GazetaSinjali/