image 3 të vdekur dhe 79 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri

Shqipëri

3 të vdekur dhe 79 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri

news image

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 3 persona të tjerë të prekur me koronavirus.

Betejën me COVID-19 nuk e kanë fituar një 56 vjeçar dhe një 76 vjeçar nga Tirana me disa sëmundje shoqëruese dhe një 90 vjeçar nga Elbasani.

Njoftohet se aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 115 pacientë, 16 janë në terapi intensive, 5 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitivë edhe 79 persona. /Gazeta Sinjali/