image 3 raste të reja dhe 1 i vdekur nga koronavirusi në komunën e Shtimes

Shëndetësi

3 raste të reja dhe 1 i vdekur nga koronavirusi në komunën e Shtimes

news image

1 person ka vdekur nga koronavirusi dhe 3 të tjerë janë infektuar me këtë virus në komunën e Shtimes, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu njoftoi Komuna e Shtimes përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, përmes të cilit bëhet e ditur se mostrat e testuara ishin marrë më 13 korrik.

Deri më tani në këtë komunë janë regjistruar gjithsej 45 raste pozitive, prej të cilëve 28 janë shëruar, 3 kanë vdekur, duke bërë kështu që numri i rasteve aktive të mbetet 14.

Viktima e parë me iniciale F.G., vdiq më 16 prill të këtij viti, pacienti i dytë me iniciale M.K., vdiq si pasojë e infektimit me koronavirus më datë 15 korrik 2020, ndërkaq viktima e tretë që ishte pacienti me iniciale M. K u shënua më 17 korrik.

Me këtë rast, komuna ka ngushëlluar familjarët për humbjen e më të dashurve të tyre që kanë humbur betejen me covid-19 dhe shërim të shpejtë të infektuarve, duke kërkuar që qytetarët të vazhdojnë të kenë kujdes, të mbajnë maskën dhe distancën e rekomanduar fizike./Gazeta Sinjali/

3 RASTE POZITIVE DHE 1 I VDEKUR ME COVID-19 NË KOMUNËN E SHTIMES Shtime, 17 korrik 2020 Sipas njoftimit të IKSHPK-së…

Posted by Komuna Shtime on Friday, July 17, 2020