image 3 muaj burgim me kusht për rahovecasin të cilin e lidhën dhe e rrahën djemtë, pranoi se kanosi bashkëshorten

Drejtësi

3 muaj burgim me kusht për rahovecasin të cilin e lidhën dhe e rrahën djemtë, pranoi se kanosi bashkëshorten

news image

Në fillim të janarit në fshatin Dobidol të Rahovecit, dy djem e kishin rrahur babain e tyre dhe e kishin lidhur me litar duke i shkaktuar lëndime trupore. Vëllezërit më pas ishin ndaluar për 48 orë, ndërsa sot babai i tyre është dënuar me 3 muaj burg me kusht pasi akuzohet se e ka kanosur bashkëshorten e tij.

I dyshuari B.B e ka pranuar rastin dhe ka thënë se ndjehet fajtor dhe pendohet për rastin që i ka ndodhur.

Ai ka kërkuar nga gjykata që me rastin e caktimit të dënimit, të ketë parasysh se është mbajtës i familjes, ashtu që t’i shqiptojë një dënim sa më të lehtë, raporton Betimi për Drejtësi.

Në dënimin e shqiptuar, të akuzuarit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 13 janar 2022 deri më 13 shkurt 2022.

/GazetaSinjali/