image 284 kosovarë kanë dënime alternative nga gjykatat në Shqipëri

Drejtësi

284 kosovarë kanë dënime alternative nga gjykatat në Shqipëri

news image

Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu dhe ministri i Drejtësisë së Shqipërisë Ulsi Manja, kanë mbajtur sot një konferencë për media në Prishtinë, ku kanë folur për bashkëpunimin në rritje mes dy ministrive.

Manja ka thënë se shtetasit e Kosovës kanë të njejta të drejta siç i gëzojnë qytetarët e Shqipërisë për të bashkëpunuar në fushën civile dhe tregtare.

Ai më tej tregojë numrin e kosovarëve që janë të dënuar nga gjykatat në Shqipëri, e që sipas tij me marrëveshjen që pritet të finalizohet mes Kosovës dhe Shqipërisë, Shërbimi Korrektues i Kosovës do t’i mbikëqyrë dënimet e kosovarëve në Shqipëri.

“Do të kemi shumë shpejt zbatimin e një marrëveshje për shtetasit kosovar të dënuar me dënime alternative. Është një numër rreth 284 shtetas të Kosovës që paraqiten çdo muaj në shërbimin e provës në Shqipëri. Pas finalizimit të marrëveshjes do të jetë shërbimi Korrektues i Kosovës që do të mbiqkyr dënimet alternative të shqiptuara nga Gjykatat në Shqipëri”, tha Manja.

/GazetaSinjali/