Egzon Hashani nga fshati Gadime në Komunën e Lipjanit është diagnostifikuar me sëmundjen e kancerit Anaplastic Large T-cell Lymphoma, transmeton Gazeta Sinjali.
Për Egzonin po kërkohet ndihmë, pasi për shërimin e tij në Turqi nevojiten rreth 76 mijë e 650 euro..
27-vjeçarit nga Lipjani, që është baba i një 1-vjeçari, disa muaj më parë i kishte vdekur nëna nga sëmundja e kancerit.
Për ta ndihmuar Egzonin, mund të kontribuoni në xhirollogarinë e dhënë më poshtë: