Ende nuk ka detaje për shqiptari e gjetur të pajetë brenda një makine, një ditë më parë në Itali. Policia nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për vrasje apo vetëvrasje. Raportohet se 27-vjeçari është një person me precedent penal në të kaluarën.
Si u gjet viktima
Kanë qenë kalimtarë të rastit ata që pikasën trupin e pajetë të Serxho Veizit, brenda automjetit tip “Volksëagen Polo”, ngjyrë gri, i parkuar në rrugën që lidh Ugenton me Casaranon. Pranë trupit të shtrirë në sediljen e pasagjerit, plot gjak, ishte edhe arma me të cilën dyshohet se u krye akti kriminal.
A është një vetëvrasje apo një vrasje?
E pamundur, të paktën për momentin, të thuhet një gjë e tillë. Hetuesit e Komisariatit Taurisano janë akoma në kërkim të provave, për të kuptuar nëse ky ishte një gjest ekstrem nga 27-vjeçari, banor i provincës së Barit, i cili donte t’i jepte fund jetës së tij, apo nëse dikush tjetër ka hapur zjarr. Në këtë ngjarje ka shumë pika të paqarta. Trupi i pajetë ndodhet në morg dhe do të jetë mjku ligjor ai që do të përcaktojë nëse bëhet fjalë për vetëflijimi apo vrasje.
Viktima i lidhur me botën e krimit
Sipas medieve fqinje, thuhet se Serxho Veizi ka qenë një person me precedent penal. 27-vjeçari raportohet se ka pasur një të kaluar, të lidhur me trafikun dhe tregtimin e drogës. Por ajo që e ngatërron të gjithë këtë histori, është arma e gjetur pranë trupit të viktimës. Pse do të duhej që vrasësi të largohej prej pistoletës?