image 27 trajnerë në 21 vite për FC Prishtinën

Futboll

27 trajnerë në 21 vite për FC Prishtinën

news image

Vetëm gjatë këtij sezoni klubi futbollistik, Prishtina ka ndërruar dy herë trajnerin.

E filloi Mirel Josa, për ta pasuar Bylbyl Sokoli për vetëm dy javë.

Më pas, në periudhë mjaft të keqe, ekipin e mori në dorë ish kapiteni i skuadrës, Armend Dallku, kurse tash është seriozisht në garë për titullin e kampionit dhe gjithashtu është me një këmbë në finale.

Prej vitit 1999, Prishtina ka ndërruar 27 trajnerë deri sot.

Gazetari dhe komentatori sportiv, Arlind Sadiku ka publikuar listën e trajnerëve të klubit kryeqytetas.

1999 – 2000 – Ajet Shosholli

2000 – 2001 – Jusuf Tortoshi

2001 – 2002 – Medin Zhega

2002 – 2002 – Ramiz Krasniqi

2002 – 2005 – Ajet Shosholli

2005 – 2006 – Fadil Muriqi

2006 – 2006 – Ramiz Krasniqi

2006-2007 – Kujtim Shala

2007- 2009 – Afrim Tovërlani

2009- 2009 – Besnik Kollari

2009- 2009 – Skënder Shëngyli

2010- 2011 – Ramiz Krasniqi

2011- 2012 – Wolfgang Jerat

2012- 2012- Jusuf Tortoshi

2012- 2012 – Ejup Mehmeti

2012- 2014 – Afrim Tovërlani

2014- 2014 – Suad Keçi

2014- 2014 – Bylbyl Sokoli

2015- 2015 – Ramiz Krasniqi

2015- 2016 – Sami Sermaxhaj

2016- 2016 – Fadil Berisha

2016- 2016 – Kushtrim Munishi

2016- 2017 – Lutz Lindermann

2017- 2017 – Arsim Thaçi

2017- 2019 – Mirel Josa

2019- 2019 – Bylbyl Sokoli

2019 – Armend Dallku

/Gazeta Sinjali/