image 27 pjesëtarë të IPK-së trajnohen nga agjentët e FBI-së

Kosovë

IPK/ 27 pjesëtarë të IPK-së trajnohen nga agjentët e FBI-së

news image

27 punonjës të Inspektoratit Policor të Kosovës kanë përfunduar sot trajnimin nga agjentët e FBI-së, për luftimin e korrupsionit.

Në një njoftim për media nga IPK thuhet se sot në objektin e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) në Vushtrri ka përfunduar trajnimi i realizuar nga ICITAP-i amerikan ku morën pjesë 27 punonjës të IPK-së. 

“Ky trajnim është vazhdimësi e përkrahjes së IPK-së nga ICITAP-i amerikan në fuqizimin e kapaciteteve profesionale në fushën e hetimeve. Ligjërues të këtij trajnimi ishin ekspertë të lartë të FBI-së (Federal Bureau of Investigation – Byroja Federale e Hetimeve) nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftim..

Në ceremoninë e diplomimit mori pjesë  edhe Kryeshefja e IPK-së Miradije Kelmendi e cila në fjalën e saj të rastit falënderoi ekspertët dhe zyrtarët e ICITAP-it për kontributin e tyre në rritjen e profesionalizmit në IPK.

Pjesë e ceremonisë ishin gjithashtu edhe udhëheqësja e programit të ICITAP-it në Kosovë znj. Kimberly Rife dhe Drejtori i AKSP-së z. Smajl Smakiqi të cilët vlerësuan lart rëndësinë e fuqizimit të kapaciteteve të IPK-së në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.