image 2500 ushtarë ukrainas u dorëzuan në Azovstal, zyrtarët prorusë: Iu mungonin ilaçet

Botë

2500 ushtarë ukrainas u dorëzuan në Azovstal, zyrtarët prorusë: Iu mungonin ilaçet

news image

Zyrtarët prorusë në Mariupol deklarojnë se janë rreth 2500 ushtarët ukrainas që u dorëzuan në metalurgjikun e Azovstolit, pas javësh luftime të ashpra për kontrollin e qytetit port.

Sipas liderit separatist Denis Pushilin, më shumë se 2439 persona po mbahen të ndaluar nga autoritetet ruse, 78 prej të cilëve janë gra.

Pushilin shtoi se ushtarët ukrainas kishin ushqime të mjaftueshme dhe municione për të vijuar luftën, por problem i tyre në këto bunkerë nëntokësore ishte mungesa e ilaçeve për të lënduarit, shkruan a2cnn.

Zyrtari prorusë nuk përjashtoi mundësinë, se në uzinë mund të ketë ende ushtarë të fshehur dhe për këtë arsye paralajmëroi një kontroll të imtësishëm.

/GazetaSinjali/