image 25-vjeçari në Shtime dyshohet se sulmoi gjyshërit, përfundon në ndalim 48-orësh

Siguri

25-vjeçari në Shtime dyshohet se sulmoi gjyshërit, përfundon në ndalim 48-orësh

news image

Një 25-vjeçar është arrestuar në Shtime, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj gjyshes së tij dhe ka kanosur familjarët pas një mosmarrëveshjeje në familje.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari dyshohet se e ka sulmuar fizikisht gjyshen dhe më pas e ka kanosur atë. Pas rreth një ore, ai dyshohet se ka hedhur një shishe qelqi në drejtim të gjyshit të tij, por fatmirësisht nuk është raportuar për persona të lënduar.

Policia ka bërë të ditur se 25-vjeçari ishte nën ndikimin e alkoolit dhe për shkak të gjendjes së tij nuk ka qenë në gjendje të intervistohej.

Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit janë iniciuar rastet për veprat penale “Sulm” dhe “Kanosje”, ndërsa ai është ndaluar për 48 orë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/