image 25 vite burgim për dy të akuzuarit për vrasjen në Bon Vivant

Drejtësi

25 vite burgim për dy të akuzuarit për vrasjen në Bon Vivant

news image

I akuzuari kryesor për vrasjen e Rr.U. në lokalin “Bon Vivant”, Masar Gërdovci është dënuar me 18 vite burgim për vrasje të rende në bashkëkryerje dhe me 1 mijë e 500  euro gjobë për armëmbajtje pa leje.

Gjykata ndaj Gërdovcit ka shqiptuar edhe dënim plotësues për konfiskimin e armës e cila dyshohet të jetë përdorur për kryerjen e veprës.

Për veprën penale të vrasjes e rende në bashkëkryerje, të akuzuarit Sherif Krasniqi, gjykata i ka shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 7 vitesh, në të cilin do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Aktgjykimi është shpallur të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë nga kryetari i trupit gjykues, Avni Syla. BpD.

/GazetaSinjali/