Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 24 pacientë nga koronavirusi, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2 mijë e 995 testime për koronavirus, prej të cilëve 984 persona kanë rezultuar pozitivë.
Instituti i Shëndetit Publik në Maqedoni ka njoftuar po ashtu se 631 pacientë janë shëruar nga ky virus.