image 25 viktima dhe 641 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Rajon

25 viktima dhe 641 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

news image

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 25 viktima dhe 865 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, gjatë këtyre orëve janë shëruar 641 pacientë të infektuar me COVID-19, duke e çuar kështu në 51 mijë e 493 numrin e të shëruarve që nga fillimi i pandemisë.

Po ashtu, bëhet e ditur se numri i i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 ka shkuar në 75 mijë e 597, prej të cilëve 2 mijë e 194 kanë vdekur, kurse 21 mijë e 910 janë raste aktive./Gazeta Sinjali/