image 25 raste të reja me COVID-19 dhe 4 shëruar në Ferizaj

Shëndetësi

25 raste të reja me COVID-19 dhe 4 shëruar në Ferizaj

news image

Komuna e Ferizajt përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se kanë rezultuar 25 raste të reja me COVID-19.

Sipas njoftimit, numri i rasteve aktive me koronavirus shkon në 202, ndërsa 145 numri i të shëruarve.

“Nga njoftimi i IKSHPK-së lidhur me rastet e reja me COVID-19, bëhet e ditur se kemi edhe 25 raste të reja pozitive me këtë virus në Ferizaj që çon në 202 numrin e rasteve aktive dhe 4 të shëruar që çon në 145 numrin e të shëruarve”, thuhet në njoftim. /Gazeta Sinjali/.