image 25 korriku tragjik/ Autobusi i "Deva Tours" 10 vjet më parë u përfshi në aksidentin në të cilin u shua familja Thaçi

Siguri

25 korriku tragjik/ Autobusi i “Deva Tours” 10 vjet më parë u përfshi në aksidentin në të cilin u shua familja Thaçi

news image

Dhjetë kosovarë që u nisën nga Frankfurti për në Kosovë, ndërruan jetë dhe 45 të tjerë u lënduan, pasi që autobusi me të cilin po udhëtonin humbi kontrollin dhe doli jashtë rrugës, mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:00, në Slavonski Brod të Kroacisë, raporton Gazeta Sinjali.

15 nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë shëndetësore, në mesin e tyre edhe një vajzë e mitur.

Kjo tragjedi përkon me ngjarjen e kobshme të 10 viteve më parë, më 25 korrikun e 2011-ës, kur si pasojë e një aksidenti mes një autobusi dhe një veture në fshatin Lugbunar të Gjakovë, ku vdiqën pesë anëtarë të familjes Thaçi.

Viktimat e këtij aksidenti që shoi një familje të tërë ishin David Thaçi, bashkëshortja e tij, Tone Thaçi, si dhe dy vajzat e tyre dhe vajza e vëllaut të Davidit, Emanuela, Magdalena dhe Doruntina Thaçi.

No description available.

Në këtë aksident kishin mbetur edhe dy persona të lënduar, Anton Thaçi dhe Marte Thaçi, të cilit ishin në automjet së bashku me pesë viktimat.

E çuditshmja e kësaj date, është se në të dyja rastet ishte i përfshirë një autobus i kompanisë “Deva Tours”.

Aksidenti i viti 2011 kishte ndodhur për shkak se autobusi i kompanisë “Deva Tours” kishte dalë nga korsia dhe kishte goditur makinën në të cilën po udhëtonte familja Thaçi.

Ndërkaq aksidenti i sotëm dyshohet se ka ndodhur për shkak se shoferi i së njëjtës kompani , e zuri gjumi gjatë vozitjes.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me Frok Thaçi, vëllain e të ndjerit, David Thaçit, i cili e ka konfirmuar se autobusi që ishte përfshirē në aksidentin e 2011-së ishte i kompanisë “Deva Tours”

Po, aksidenti ka ndodhur me të njëjtën kompani që është aksidentuar sot“, tha ai për Sinjalin. /Gazeta Sinjali/