image 249 vjetori i Marinës amerikane: Osmani merr pjesë në festë, i pranishëm edhe ambasadori Hovenier

Kosovë

249 vjetori i Marinës amerikane: Osmani merr pjesë në festë, i pranishëm edhe ambasadori Hovenier

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mbrëmjen e së shtunës ka marrë pjesë në ngjarjen që u shënua për ndër të ditës e themelimit të Marinës amerikane, 249 vjet më parë.

Osmani ka postuar disa fotografi në Facebook, mesin e të cilëve edhe me ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier. Bashkë me Osmanin ishte edhe Zotëriu i Parë, Pridon Sadriu.

“Mbrëmë në Ballon e Marinsave amerikanë, një traditë tashmë e vendosur në 249 vjet që U.S. Marine feston ditën e themelimit dhe përkujton të gjithë ata që dhanë jetën e sakrifikuan për liri e paqe kudo në botë”, ka shkruar Osmani.

Në këtë shënim ka marrë pjesë edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

/GazetaSinjali/