image 249 raste të reja dhe 538 të shëruar nga COVID-19

Shëndetësi

249 raste të reja dhe 538 të shëruar nga COVID-19

news image

Janë konfirmuar edhe 249 raste të reja me COVID-19 ndërsa 538 pacientë janë shëruar nga ky virus, ka njoftuar ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai po ashtu tregoi se ka ndryshuar lista e komunave në zonë të kuqe, verdhë e gjelbër.

Zemaj njoftoi se në zonën e kuqe janë: Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Podujeva, Zveçani  dhe Zubin Potoku.

Në zonën e verdhë janë 11  komuna: Kamenica , Gjakova, Gjilani, Peja, Vushtrria, Ferizaji, Shtërpca, Leposaviqi, Lipjani, Graçanica dhe Novobërda.

Ndërsa në zonën e gjelbër janë 19 komuna: Drenasi, Klina, Hani i Elezit, Shtimja, Suhareka, Skënderaji, Malisheva, Parteshi, Rahoveci, Prizreni, Deçani, Kaçaniku, Juniku, Dragashi, Mamusha, Kllokoti, Vitia, Istogu dhe Ranillugu.

/Gazeta Sinjali/