image 24-vjeçarja nga Peja zë vendin e parë në kategorinë për thonjtë në garën ndërkombëtare në Turqi

Bukuri dhe kujdes

24-vjeçarja nga Peja zë vendin e parë në kategorinë për thonjtë në garën ndërkombëtare në Turqi

news image

Në garën ‘World Championship – Men’s and Women’s Hairdressers Interntional Competition’ që u mbajt në Antalya, mori pjesë edhe një grup nga Kosova në mesin e 25 vendeve pjesëmarrëse. Një vajzë nga Peja arriti që të zë vendin e parë në një kategori, e madje punimi i saj u cilësua si mjaft i veçantë, raporton Sinjali.

Bukuroshja që arriti të shpërblehet si më e  mira në kategorinë e thonjve me ‘French Reverse’ është Elinda Morina, 24-vjeçare.

Përvoja e saj 3-vjeçare dhe puna që ushtron në qytetin e Pejës u dëshmua kësaj radhe me çmimin që mori. Punimi i saj është cilësuar si më i miri nga juria ndërkombëtare e përcaktuar për vlerësimin e kategorive të tilla.

Elinda po ashtu ka bashkëpunime edhe brende të huaja, ku është ambasadore e tyre.

Ndryshe, vendet pjesëmarrëse në garat e mbajtura në Antalya kanë qenë të ndara edhe në kategorinë e grimit dhe flokëve.

/GazetaSinjali/