image 24 persona u lënduan nga mjetet piroteknike në festat e fundvitit, disave iu amputuan gishtërinjtë

Shëndetësi

24 persona u lënduan nga mjetet piroteknike në festat e fundvitit, disave iu amputuan gishtërinjtë

news image

Festat e fundvitit, përveç që sjellin gëzime, ka edhe prej tyre që mbesin të lënduar për shkak të mjeteve piroteknike.

Sipas drejtorit të Emergjencës në Prishtinë, Naser Sylës, në festat e fundvitit, pra në muajin dhjetor u paraqitën 24 të lënduar nga mjetet piroteknike.

Shumica e tyre përfunduan me gishta të amputuar.

Syla tregoi se 13 raste kanë qenë që nga 22 dhjetori deri më 26 dhjetor, ku pësuan edhe fëmijët.

“13 raste kanë qenë nga e 22 dhjetori deri më 26 dhjetor. Shumica fëmijë”, tha Syla.

/GazetaSinjali/