image 24 mijë nxënës të klasave të nënta iu nënshtruan testit të arritshmërisë

Arsim

24 mijë nxënës të klasave të nënta iu nënshtruan testit të arritshmërisë

news image

Rreth 24 mijë nxënës të klasave të nënta në të gjithë Kosovën iu nënshtruan sot testit të arritshmërisë, një nga vlerësimet më të rëndësishme në përfundim të arsimit të obligueshëm, shkruan Gazeta Sinjali.

Testimi u zhvillua në 170 qendra të ndryshme, me mbi 1,500 administrues të angazhuar për realizimin e tij.

Nxënësit u testuan në nëntë lëndë, përfshirë Gjuhën Shqipe, Gjuhën Angleze, Histori, Gjeografi, Matematikë, Informatikë, Fizikë, Kimi dhe Biologji. Ky test shërben si bazë për orientimin e tyre në shkollat e mesme.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka paralajmëruar masa të rrepta kundër çdo forme të kopjimit, duke përfshirë edhe përdorimin e telefonave apo shpërndarjen e materialeve të paautorizuara. Nxënësit që kapen duke shkelur rregullat do të përjashtohen nga testi.

Rezultatet pritet të shpallen deri më 5 korrik.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/