image 23 vjet nga protestat studentore, revolucioni i ndryshimit

Kosovë

23 vjet nga protestat studentore, revolucioni i ndryshimit

news image

Kanë kaluar 23 vjet që nga protestat e Lëvizjes Studentore të vitit 1997.

Protesta ishte e organizuar nga Lëvizja Studentore e atëhershme për të kundërshtuar pushtimin e Kosovës nga Serbia dhe kthimin e studentëve në objektet universitare, nga ku studentët ishin dëbuar nga regjimi i Slobodan Millosheviqit në fillim të viteve të 90-ta.

Përpos masave të dhunshëm që regjimi kishte vendosur vite më parë në universitet, dëboi studentë e profesorë nga universiteti dhe imponoi plan-programin serb për mësim.

Këto protesta konsiderohen si një ndër aktet më të rëndësishme të asaj kohe. Për të shpërndarë protestën paqësore, policia serbe përdori dhunë ndaj studentëve dhe profesorëve /Gazeta Sinjali/