Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë kryer 1715 teste, prej të cilave 659 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.
Shumica e këtyre rasteve të reja janë në: Shkup, 248, Tetovë-40, Prilep-33, Kumanovë-18 etj.
Po ashtu është bërë e ditur se në këtë periudhë kohore janë shëruar 774 persona, kurse betejën me koronavirusin e kanë humbur 23 pacientë.