image 222 km/h në autostradën 'Ibrahim Rugova', shoferi e pëson keq nga Policia

Siguri

222 km/h në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, shoferi e pëson keq nga Policia

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka ndëshkuar me 500 euro gjobë dhe 6 muaj ndalim për të drejtuar automjete një person i cili po e ngiste veturën me 222 km/2 në autostradë, raporton Gazeta Sinjali.

Policia, madje në fletën e gjobitjes ka shkruar se ai ka rrezikuar edhe zyrtarin policor.

“Mos respektimi i kufizimit të shpejtësisë! Njësia për Kontroll të Autostradave në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 100 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 222 km/h, i njëjti është gjobitur 500 € dhe 6 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, thuhet në njoftimin e Policisë.

/GazetaSinjali/