image 22 vjet nga varrosja e viktimave të Masakrës së Reçakut - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

68.351

Të shëruar

59.438

Të vdekur

1.592

22 vjet nga varrosja e viktimave të Masakrës së Reçakut

news image

Më 11 shkurt të vitit 1999 janë varrosur viktimat e Masakrës së Reçakut, që u vranë mizorisht nga policia serbe më 15 janar të atij viti, shkruan Gazeta Sinjali.

Trupat e 44 civilëve shqiptarë ishin mbajtur nga autoritetet serbe katër javë në morgun e Prishtinës, për gjoja kryerjen e ekzaminimeve ligjore.

Ky veprim nga banorët e fshatit Reçak cilësohet si përpjekje për zhdukjen e gjurmëve të krimit.

“Qëllimi i tyre për zhdukjen e gjurmëve tash e 22 vjet shihet qartë me varrin akoma të zbrazur të nënë Sahide Metushit, eshtrat e të cilës akoma nuk janë gjetur”, thuhet në postimin e faqes zyrtare të këtij fshati në Facebook./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin