Sot mbushen 22 vjet nga zhvillimi i betejës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gllogjan e njohur si Epopeja e Dukagjinit.
Më 24 mars 1998 në Gllogjan është zhvilluar beteja frontale nga Forcat e UÇK-së dhe forcave të armikut, të cilat e kishin rrethuar Gllogjanin, ndërsa synim kishin shtëpinë e familjes Haradinaj, ku hasën në rezistencë të fuqishme.
Në këtë ditë ranë dëshmorë Him Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj.
Për shkak të gjendjes në vend me koronavirus, nuk do të ketë aktivitete sikurse herëve tjera që do të përkujtonte këtë betejë./Gazeta Sinjali/