Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 22 vdekje dhe 556 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.
Aktualisht janë 16 mijë e 372 raste aktive me COVID-19, kurse gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 404 persona duke e çuar kështu në 67 mijë e 164 numrin e të shëruarve.
Që nga fillimi i pandemisë janë kryer 414 mijë e 757 testime për COVID-19, prej të cilëve 86 mijë e 150 kanë rezultuar pozitivë kurse 2 mijë e 614 kanë vdekur.