image 219 fëmijë të vdekur nga sulmet ruse në Ukrainë

Botë

219 fëmijë të vdekur nga sulmet ruse në Ukrainë

news image

Autoritetet ukrainase njoftuan se 219 fëmijë kanë humbur jetën dhe 398 janë plagosur në sulmet e ushtrisë ruse në Ukrainë deri më tani.

Në një deklaratë nga Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës thuhet më shumë se 1.550 institucione arsimore janë dëmtuar nga bombardimet e ushtrisë ruse, 102 prej të cilave janë shkatërruar plotësisht, shkruan Anadolu.

Në deklaratë thuhet se që nga 24 shkurti, kur Rusia nisi sulmet e saj, 219 fëmijë kanë humbur jetën dhe 398 fëmijë janë plagosur.

/GazetaSinjali/