image 21 vjet burg për mjekun norvegjez që abuzoi seksualisht me paciente

Evropë

21 vjet burg për mjekun norvegjez që abuzoi seksualisht me paciente

news image

Një gjykatë në Norvegji ka dënuar me 21 vjet burg një mjek për përdhunim dhe abuzim seksual ndaj dhjetëra grave, në një rast që ka tronditur opinionin publik në vendin skandinav.

Ish-mjeku i përgjithshëm, Arne Bye, është shpallur fajtor për 70 akuza për përdhunim dhe sulm seksual, si dhe për 82 raste të abuzimit me pozitën e tij si mjek, raportojnë mediat norvegjeze.

Krimet e rënda janë kryer gjatë ekzaminimeve mjekësore që Bye u bënte pacienteve të tij, ndërsa punonte si mjek në qytetin e vogël Frosta – një komunitet me më pak se 3 mijë banorë, pranë Trondheimit, në bregun perëndimor të Norvegjisë.

Përveç dënimit me burg, Bye është ndaluar përgjithmonë nga ushtrimi i profesionit të mjekut dhe është urdhëruar të paguajë kompensim për viktimat.

Gjykata shqyrtoi një aktakuzë të gjerë që mbulonte një periudhë prej gati dy dekadash dhe përfshinte dëshmi nga 94 gra. Bye e pranoi fajësinë për disa nga akuzat, ndërsa për disa të tjera u shpall i pafajshëm.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/