image 21 të vdekur në Maqedoninë e Veriut dhe 947 të infektuar me COVID-19

Rajon

21 të vdekur në Maqedoninë e Veriut dhe 947 të infektuar me COVID-19

news image

Maqedonia e Veriut edhe të enjten ka regjistruar shifra të larta të të infektuarve me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar për 21 persona të vdekur dhe 947 të prekur nga sëmundja COVID-19, që shkakton ky virus.

Të dhënat i referohen testimit të 3.450 mostrave ndërsa njoftohet edhe për 397 persona të shëruar nga COVID-19.

Sipas raportit të publikuar, në Shkup jetën e kanë humbur gjashtë persona (91, 90, 87, 66, 68, 78) në Berovë tre persona ( 59,51,70) nga dy në Kumanovë (72, 71) Negotinë ((79,78), Gjevgjeli (59 dhe 83 vjeç) dhe nga një viktimë në qytetet e Koçanës (66), Krushevës (74), Bogdancit (54) dhe Demir Kapisë (75)./Gazeta Sinjali/