Policia e Kosovës ka publikuar statistikat 24-orëshe të trafikut, ku bëhet e ditur se nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet në këtë periudhë.
Sipas të dhënave zyrtare, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 21 aksidente trafiku me persona të lënduar, ndërsa 14 aksidente të tjera kanë përfunduar vetëm me dëme materiale.
Në kuadër të kontrolleve dhe masave për sigurinë në komunikacion, policia ka shqiptuar gjithsej 1,734 tiketa trafiku ndaj drejtuesve të automjeteve për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Autoritetet policore u kanë bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat, të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe të tregojnë kujdes të shtuar për të parandaluar aksidentet.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!