image 20 vjet pas, Zhadja dhe Lukasi rikthejnë vallëzimin e famshëm të “Klonit”

Bota e Yjeve

20 vjet pas, Zhadja dhe Lukasi rikthejnë vallëzimin e famshëm të “Klonit”

news image

Kanë kaluar 20 vjet që prej kur është xhiruar seriali i famshëm brazilian “Kloni”, i cili pati audiencë rekorde edhe në Kosovë përmes transmetimit të tij në RTV21.

Gërshetimi i dy kulturave asaj latine dhe arabe, fenomeni i klonit dhe dashuria ndërmjet Zhades dhe Lukasit ishin tema e kësaj telenovele.

Ndërkohë nuk ka si të harrohet vallëzimi ikonik i Zhades (Giovana Antonelli). Ajo pas dy dekadave ka risjellë këtë vallëzim, por në një mënyrë më të veçantë, me tenxhere dhe tigana. Spektatori i saj kryesor edhe kësaj radhe ishte Lukasi (Murilo Benicio).

Video e publikuar nga aktorja në Instagramin e saj është bërë virale duke marrë mbi 1 milion pëlqime e komente të shumta.

View this post on Instagram

A post shared by Giovanna Antonelli (@giovannaantonelli)

Kujtojmë se Giovana dhe Murilo ishin lidhur edhe në jetën reale gjatë xhirimeve të serialit. Lidhja e tyre zgjati deri në viti 2005. Ata kanë një djalë së bashku, kurse vlen të theksohet se kanë ruajtur raport miqësor mes vete

/GazetaSinjali/