image 20 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit

Rajon

20 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit

news image

Sot, 20 vjet më parë, më 13 gusht të vitit 2001, shqiptarët dhe maqedonasit nënshkruan Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, për raporte të reja shoqëroro-politike dhe ndërtimin e mëtutjeshëm të shtetit.

Kjo marrëveshje u bë me ndërmjetësimin e Bashkësisë Ndërkombëtare, pas një konflikti të armatosur që ndodhi në atë vit.

Ndër të tjera, qëllimi i nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje ishte promovimi i zhvillimit të qetë dhe harmonik i shoqërisë qytetare, duke respektuar njëkohësisht identitetin etnik dhe interesat e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë (tani Maqedonisë së Veriut).

Kjo marrëveshje në mes dy popujve u nënshkrua nga kryetari i atëhershëm i Maqedonisë, Boris Trajkovski, kryeministri i atëhershëm, Lubço Georgievski, liderët e LSDM-së, Branko Cërvenkovski, të PPD-së, Imer Imeri dhe ai i PDSH-së, Arbën Xhaferi./Gazeta Sinjali/