Me rastin e 20 vjetorit të raundit më të madh të zgjerimit të BE-së, flamujt e 10 vendeve që iu bashkuan Bashkimit në vitin 2004 u ngritën përpara selisë së Komisionit Evropian në Bruksel.
Flamujt e Qipros, Republikës Çeke, Estonisë, Hungarisë, Lituanisë, Letonisë, Maltës, Polonisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë valuan përpara selisë së Komisionit Evropian – vende që u bënë anëtare të BE-së më 1 maj 2004.
Bashkimi i këtyre 10 vendeve rriti fuqinë ekonomike të BE-së në nivel global dhe tregu i vetëm më i madh e bëri BE-në një partner tregtar edhe më tërheqës.
Today, the flags of Cyprus, Czechia, Estonia, Hungary, Latvia, Lithuania, Malta, Poland, Slovakia, and Slovenia are raised in front of our headquarters in Brussels.#20YearsTogether pic.twitter.com/bkOSkRMZBe
— European Commission (@EU_Commission) April 30, 2024