image 20-vjeçarja zhduket pa gjurmë në Prizren, familja kërkon ndihmën e Policisë

Siguri

20-vjeçarja zhduket pa gjurmë në Prizren, familja kërkon ndihmën e Policisë

news image

Një 20-vjeçare nga Prizreni është raportuar e zhdukur, pasi u largua nga shtëpia dhe prej dy ditësh nuk dihet asgjë për fatin e saj, raporton Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për S.G., rreth 20-vjeçare.

Sipas burimeve të Sinjalit, denoncimi është bërë mbrëmjen e 17 korrikut nga njerka e saj, N. K., rreth 31-vjeçare, e cila ka deklaruar se ajo ishte larguar nga shtëpia në rrugën “Fejsal Hoti” në Prizren, në orët e para të mëngjesit të 16 korrikut, rreth orës 01:00.

Familjarët kanë deklaruar se kanë bërë kërkime për ta gjetur, por deri më tani nuk kanë arritur të bien në kontakt me të dhe nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e saj.

Sipas të njëjtave burime, kjo është hera e parë që 20-vjeçarja largohet nga shtëpia, ndërsa më herët nuk kishte pasur raste të ngjashme.

Për rastin janë njoftuar njësitë hetimore dhe Prokurori i Shtetit, ndërsa Policia ka nisur veprimet për lokalizimin e saj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/