image 20-vjeçarja nga Gjakova niset me urgjencë për në QKUK, dyshohet për koronavirus

Kosovë

20-vjeçarja nga Gjakova niset me urgjencë për në QKUK, dyshohet për koronavirus

news image

Një vajzë e moshës 20 vjeçare nga Gjakova është dërguar me urgjencë sonte në Klinikën Infektive të QKUK-së, pasi dyshohet që ka simptoma të koronavirusit.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Spitalit Rajonal të Gjakovës, Ilmi Shala, i cili ka thënë se një vajzë e moshës së re dyshohet për koronavirus dhe është dërguar për në Prishtinë.

“Një vajzë e moshës së re, 20 vjeçare është transportuar për Prishtinë, ajo ka ardhur në spital pasi ka pasur temperaturë. Vëllai i ka ardhur nga Italia. Menjëherë e kanë dërguar për Prishtinë. E kanë izoluar dhe janë duke ia bërë analizat, rezultatet nuk kanë dalur ende”, ka deklaruar Shala.

Kujtojmë që ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatë ditës në një konferencë ka thënë se ende nuk është konfirmuar asnjë rast në Kosovë./ Gazeta Sinjali/