image 20-vjeçarja nga Gjakova e denoncoi njerkun për dhunim - Prokuroria e heton në procedurë të rregullt

Siguri

20-vjeçarja nga Gjakova e denoncoi njerkun për dhunim – Prokuroria e heton në procedurë të rregullt

news image

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka nisur hetimet për një rast të dhunimit që u denoncua nga një 20-vjeçare, e cila ka raportuar se është dhunuar nga njerku, bashkëshorti i nënës së saj, raporton Gazeta Sinjali.

20-vjeçarja ka rrëfyer në Polici se është dhunuar në mënyrë sistematike nga bashkëshorti i nënës së saj, sa herë që ajo ka shkuar ta vizitojë atë në shtëpinë e tyre në rrugën ‘Dëshmorët e Dujakës’. Rasti i fundit, dyshohet se ka ndodhur para disa ditësh, çka e shtyri vajzën që ta denoncojë gjithë tmerrin që po pretendon se e ka përjetuar.

Si rezultat i denoncimit, Sinjali mëson se Policia është vënë menjëherë në lëvizje për ta arrestuar të dyshuarin dhe i njëjti është paraqitur pas disa ditësh në stacion policor ku është intervistuar nga hetuesit.

Lidhur me rastin “Dhunim” i ndodhur me datë 10.07.2022, sot i dyshuari është paraqitur në polici dhe i njëjti pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit, lirohet dhe rasti mbetet të trajtohet në procedurë të rregullt”, thuhet në përgjigjen e Policisë për Gazetën Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se mbetet që gjatë zhvillimit të hetimeve, të shihet nëse vërtetohen apo jo pretendimet e ankueses.

Në anën tjetër, vajza 20-vjeçare është dërguar në Spitalin rajonal të Gjakovës për t’i kryer ekzaminimet e nevojshme.

/GazetaSinjali/