Raportohet se nga një aksident me makinë që u përplas me një pemë, 20-vjeçari shqiptar ndodhet në gjendje kome.
Sipas raportit të policisë, ngjarja ndodhi ditën e djeshme në Vercelli të Italisë, teksa i riu po udhëtonte me një makinë me një 19-vjeçar tjetër, gjithashtu shqiptar.
Ky i fundit i jepte makinës kur u përplas me një pemë. Nga përplasja e fortë mbeti i plagosur rëndë pasagjeri 20-vjeçar, ndërsa shoferi mori vetëm dëmtime të lehta, shkruan albinfo.
Sipas Policisë, e cila ende nuk ka bërë të ditur identitetin e djalit shkak i aksidentit mund të jetë lagështia në rrugë dhe shpejtësia e lartë me të cilën po udhëtonin dy të rinjtë.