image 20 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, kjo është gjendja e tyre

Shëndetësi

20 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, kjo është gjendja e tyre

news image

Aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës po trajtohen 20 pacientë me koronavirus, 9 prej tyre janë në oksigjenoterapi dhe një pacient është në gjendje më të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Pejës, 210 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta, 18 pacientë janë̈ shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Ndërsa, 262 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,984 analiza, ndërsa janë kryer 3 operacione.

Në këtë spital janë kryer 130 shërbime Radiologjike, dhe prej tyre 83 Rëntgen-a, 41 EHO dhe 19 CT-ja.

Gjithashtu, pesë lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Kanë lindur pesë foshnje, tri të gjinisë mashkullore dhe dy të gjinisë femërore. /Gazeta Sinjali/