Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka publikuar një grafikë ku krahason importet e Serbisë në Kosovë gjatë kohës kur ai mbante postin e kryeministrit dhe tani nën qeverisjen e Albin Kurtit.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka thënë se pas heqjes së taksës, Serbia po kthehet fuqishëm në tregun e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
“Pas heqjes së taksës Serbia po kthehet fuqishëm në tregun e Kosovës????. Shiheni sa kanë qenë importet e Serbisë në Kosovë në shkurt të vitit 2019, e sa është në shkurtin e vitit 2022.”, ka shkruar ai.
Ai i ka drejtuar pyetje kryeministrit Kurti, se “Ku mbet sllogani ‘Mbroje tëndën?”.
“Ku mbet sllogani i Kurtit “mbroje tëndën”? Veç po pyes!”, ka shkruar në Facebook ish-kryeministri.
Kujtojmë se gjatë udhëheqjes së Haradinajt me Qeverinë, Kosova kishte vendosur taksë 100% për importimin e mallrave të Serbisë dhe të Bosnje dhe Hercegovinës.
Kjo taksë u largua për t’u zëvendësuar me masën e reciprocitetit, pasi lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u bë shef i Qeverisë.