Këngëtari i njohur kosovar, Butrint Imeri dhe këngëtarja Nora Istrefi do të sjellin bashkëpunimin e tyre të parë muzikor.
Lajmin e konfirmoi vetë Butrinti për Gazetën Sinjali, i cili tha se ky projekt veçse është në përfundim e sipër. Ai bëri të ditur se kënga do të titullohet “2 zemra”.
Por, artisti tha se ky nuk është projekti i vetëm për këtë verë, pasi pritet që të lansojë edhe një projekt tjetër.
Kujtojmë se kënga e fundit e 24-vjeçarit është “Si përpara” e cila është klikuar mbi 6 milionë herë në kanalin zyrtar “Youtube”.
Gazeta Sinjali do t’ju informojë për detajet e tjera rreth këtij projekti./Gazeta Sinjali/